Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U rikthye mrekullisht në jetë, 8-vjeçarit i amputohet këmba prej lëndimeve të rënda! Familja apel për ndihmë!

WhatsApp Image 2026-07-06 at 2.59.12 PM.jpeg

Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin trajtim 3 të plagosur nga aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë. Dy të miturit, 8 dhe 14 vjeç, si edhe e huaja me nënshtetesi çeke, 56 vjeçe.

Dy të miturit ndodhen të shtruar në pavijon. 56-vjeçarja vijon të qëndrojë në reanimacion, në gjendje të stabilizuar, por nën monitorim intensiv për shkak të plagëve të rënda.

8-vjeçari doli nga reanimacioni të shtunën dhe po vazhdon mjekimin në pavijon. Ai shpëtoi mrekullisht nga aksidenti pasi mbërriti në spital pa shenja jete, por mjekët e reanimuan dhe arritën ta rikthenin në jetë.

Por, si pasojë e plagëve të rënda në gjymtyrët e poshtme, mjekët u detyruan t'i amputonin njërën këmbë.

Për ta ndihmuar në përballimin e kostove, familjarët kanë hapur një fushatë në GoFundMe.

E njëjta gjë ka ndodhur me Floresha dhe Oriada Lazaj, nënë e bijë, të cilat janë dërguar në Greqi për mjekim të specializuar. Të dyja kanë marrë lëndime të rënda dhe kanë humbur nga një këmbë, por 26-vjeçarja ka dëmtime në këmbën tjetër, kofshë dhe legen.