Na ndiqni edhe në

Editorial

Domethënia e vërtetë e tubimit të UÇK në Tiranë!

Domethënia e vërtetë e tubimit të UÇK në

Nga Dritan Hila

Tubimi në mbështetje të UÇK në Tiranë ia doli të ishte në masën impresionuese. Veteranë të saj të ardhur nga Kosova, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, shqiptarë të Shqipërisë zyrtare, treguan që uniteti mes shqiptarëve, pavarësisht kufijve, është drejt forcimit dhe të gjithë e shikojnë Tiranën si kryeqytetin e tyre.

Mitingu përveçse sinjalit në mbështetje të komandanteve të UÇK në gjyq, ishte edhe një mesazh për politikanët që veprojnë në trevat shqipfolëse.

Por padyshim ishte një mesazh për Albin Kurtin. Pjesëmarrja nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut e politikanëve të këtyre trevave për ish-komandantët, i tregoi që shumica njeh si yll polar të çështjes shqiptare dhe kryeqytet, Tiranën. Pavarësisht përpjekjeve të tij për t’u distancuar, përplasjeve online me Ramën, mesazhi për të ishte i qartë: kur vihet në balancë Tirana apo Prishtina, zgjedhja e shqiptarëve është për një shtet dhe një komb dhe jo ndryshe. Tubimi në fakt ishte edhe një tregues se vetëm Vetëvendosja zgjedh ndryshe.

I fundit, por jo e fundit, përfitues ishte Edi Rama. Pavarësisht se ai nuk mori pjesë në miting, tubimi i Tiranës ishte edhe një mesazh për perëndimorët.

Në këtë kohë turbullirash dhe trazirash, Rama tregoi se në Ballkan ka një faktor shqiptar më të madh sesa tregojnë kufijtë zyrtarë. Pa parulla nacionaliste apo shoviniste, shefi i qeverisë së Tiranës dha një mesazh se asnjë llogari nuk bëhet dot pa shqiptarët të cilët janë gati të paguajnë çdo çmim për lirinë e tyre dhe se qeveria e Tiranës është ajo që përfaqëson tërësinë e shqipfolësve në Ballkan.

A qe i nevojshëm ky tubim?

E kanë bërë kroatët në mbështetje të ushtarakëve të tyre, të cilët ishin komb i agresuar. Aq më tepër i takon shqiptarëve ta bënin për çlirimtarët e Kosovës nga gjenocidi 100 vjeçar serb./ dritare.net