Çfarë më tha Rama pasi i pashë filxhanin? Flet Delinda Disha!
Dritare.net

Në një intervistë për emisionin Dekalog të Roland Qafokut në Dritare TV, aktorja e njohur Delinda Disha rikthehet te një moment i veçantë nga karriera e saj, imitimi i fallxhores gjatë një mitingu të Ramës në Fier kur ishin zgjedhjet e 11 majit. Ajo tregoi se kjo përvojë pati edhe një reagim të papritur nga kryeministri i vendit:
“Para zgjedhjeve të 11 majit, kur u mbajt një miting në Fier, isha e ftuar për të bërë një parodi. Unë i thashë Ramës që do fitojë. Rama nuk më tha asgjë sepse nuk e lashë të flasë. I thashë: “Mos fol, se kam kontakt me ata lartë dhe më jep dhimbje koke." Kur më shihnin me këte rol, të gjithë thoshin që kjo u fut në politikë. Ishte dalja ime e parë si fallxhore dhe komentet nuk ishin të gjitha pozitive, por koha i vërteton gjithmonë gjërat.”, tregon Delinda në DritareTV./K.C/dritare.net