
Foto/ Elvana Gjata zbulon se 'Lejla' nuk është vetëm kënga e re, por edhe...
Dritare.net

Këngëtarja Elvana Gjata pritet që shumë shpejt të sjellë për publikun këngën e saj të re, 'Lejla', një bashkëpunim i saj me Capital T dhe 2po2.
Por mesa duket “Lejla” ka frymëzuar krijimin e një tjetër projekti. Elvana ka një bashkëpunim të ngushtë me stilistin e talentuar Valdrin Sahiti, për biznesin e saj të veshjeve, "Altar".
Ajo ka treguar për blitz.al se lejla nuk do të jetë vetëm kënga e saj e re, por edhe një koleksion veshjesh.
“Është shumë e thjeshtë. Valdrini ka një lidhje shumë të fortë me muzikën. Sapo e dëgjoi "Lejla" u "çmend". Kemi bërë shumë qejf gjatë procesit të punës për realizimin e këngës dhe videos. Dhe shumë natyrshëm, pa asnjë strategji, të frymëzuar prej “lejla”-së, na lindi ideja të bënim një mini-koleksion vetëm në ngjyrë lejla. Ka një ndjesi mbretërore, fisnike, të mistershme dhe shumë romancë brenda. Jam e lumtur që miku dhe bashkëpuntori im Valdrini më dha besim në këtë koleksion. Unë mësoj prej tij. Për mua ishte një emocion i ri, një ekperiencë e re dhe ngacmuese për të bërë gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen. Ekskluzivitetitin e këtij koleksioni do ta ketë dyqani Altar.”- është shprehur Elvana./dritare.net

















