Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjithçka që duhet të dini për Odisenë, filmin e ri epik të Christopher Nolan

Filmi “The Odyssey” (Odiseja) i Christopher Nolanit, me protagonistë Matt Damon, Anne Hathaway, Tom Holland dhe Zendaya, po merr shumë vlerësime pozitive nga kritikët e Rotten Tomatoes.

I shkruar dhe drejtuar nga regjisori fitues i çmimit Oscar për “Oppenheimer”, “The Odyssey” do të shfaqet në kinema pjesërisht duke filluar nga pasditja e së enjtes, përpara premierës zyrtare në kinematë amerikane të premten.

I bazuar në poemën epike të Homerit, filmi tregon historinë e Odisesë (Odysseus), mbretit të Itakës (luajtur nga Matt Damon), dhe udhëtimin e tij të gjatë e të vështirë për t’u kthyer në shtëpi pas Luftës së Trojës. Qëllimi i tij është të ribashkohet me gruan e tij, mbretëreshën Penelopa (Anne Hathaway), dhe djalin e tij, princin Telemak (Tom Holland).

Filmi gjatë muajve të fundit është përballur me diskutime dhe kritika për disa elemente, si theksi amerikan i personazheve dhe zgjedhjet e kastit nga Nolan.

Parashikimet para premierës kanë qenë të ndryshme. Publikimet e industrisë së filmit parashikojnë shitje biletash në Amerikën e Veriut që mund të jenë nga 80 milionë dollarë deri në 120 milionë dollarë.

Reagimet e para online nga gazetarët, të publikuara javën e kaluar, ishin kryesisht shumë pozitive, dhe duket se edhe vlerësimet e para zyrtare të kritikëve po ndjekin të njëjtën rrugë./L.F-dritare.net