Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Amaneti i historianit për Aleksandrin e Madh!

Amaneti i historianit për Aleksandrin e Madh!

“Mos vdeksha pa e parë një shtatore të Aleksandrit të Madh në qytetin e Burrelit, si zemra e Matit, vendlindja të mbretit tonë 100% shqiptar.” Kështu tha historiani dhe studiuesi Sefer Duka në dokumentarin e realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga, për figurën e Aleksandrit të Madh.

Studiuesi thotë se duhet të ketë më shumë studime për Aleksandrin e Madh dhe figurat historike të popullit shqiptar që na i kanë përvetësuar të huajt. Akademia e Shkencës, thotë historiani, duhet të studiojë dhe të hedhë në dritë fakte të tjera që flasin për historinë e mbretit të madh shqiptar. Të punojë jo vetëm për të tashmen por edhe për brezat e ardhshëm, që ta përçojnë historinë e mbretit shqiptar edhe në breza të tjerë.

“Shqiptarët në përgjithësi gjithmonë kanë ngulmuar që të marrin më të mirën dhe ta përdorin më të mirën për interesat qoftë vetjakë, qoftë kolektive. Është folur me të drejtë për Aleksandrin e Madh në kohën e Zogut. Në atë kohë u përvetësuan edhe titujt e sjelljeve dhe qëndrimet e të parëve të shquar.

Historiografia shqiptare ka ecur përpara me studime të mirëfillta, por nuk janë shteruese. Akademia e Shkencave duhet t’i mëshojë këtij fakti. Që shumë probleme, qoftë të politikës, të zhvillimit, të kulturës, të artit duhet t’i cekë e t’i hedhë për konsum dhe për zhvillim. Të shkruhet kaq pak për Aleksandrin e Madh nuk na nderon, por na vë para përgjegjësisë. Ato që janë shkruar në fjalorin enciklopedik janë si për një njeri të zakonshëm. Kjo duhet të korrigjuar se ka arkiva dhe burime që duhen studiuar dhe treguar.

Nuk ka as vepra konkrete në Mat për Aleksandrin e Madh. Të paktën të ishte një bust apo shtatorë e tij në mes të qytetit të Burrelit. Ka mendime dhe opinione që nuk e luajnë rolin sa duhet për të përmbushur figurën e Aleksandrit të Madh. Se ne themi ishte i Madh, por pse ishte i madh? Sa ka shërbyer në atë kohë dhe sa na shërben sot? Kësaj duhet t’i mëshojmë sot. Duhet të përgjithësojmë shërbejnë pozitivë sot. Po të shkosh në vende fqinje gjatë rrugës shohim figura historike tonat që ne këtu nuk i kemi. Ne dhe po të duam t’i rikthejmë nuk i marrim dot sepse po hyre në histori me një fraze, mendim, mbetesh në atë nivel. Shumë vepra të historisë dhe popullit shqiptar kanë hyrë në pronësi të vendeve fqinje. Ne e dimë që është e jona, po brezi që do vijë si do ta dijë? Duhet punuar jo vetëm për vetën, por edhe për të ardhmen që është brezi i ri. Duhet të informohet, jo vetëm si skicë, por edhe si përmbajtje.”, thotë studiuesi./K.C/dritare.net