Kërkesë e re për arrestimin e Ballukut? Braho: Po hetojmë!
Dritare.net
Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet në komision edhe për çështjen Balluku dhe nëse vendimmarrja e Kuvendit për të mos i hequr imunitetin i ka dëmtuar hetimet. Braho tha se pavarësisht vendimmarrjes së Kuvendit, SPAK ka vijuar me punën dhe hetimet dhe se në një moment të caktuar do ketë vendimmarrje përkatëse.
Ivi Kaso: A është dëmtuar ndjekja penale për rastin balluku? Hetimet kanë vazhduar dhe pozita procedural e Ballukut është rënduar, bashkëpunëtorëve iu janë komunikuar kauza më të rënda, është vepruar me sekuestrime asetesh që presupozohet se janë asete të ish-zv.kryeministres të fshehura. Ju ende sot nuk i jeni drejtuar kuvendit me kërkesë të re për heqjen e imunitetit. Si duhet interpretuar kjo nga ana jonë. Kur ju thanë jo e vlerësojmë ne kur hiqet imuniteti, është kjo sjellje që iu step ti drejtoheni prapë kuvendit me kërkesë tjetër për heqjen e imunitetit?
Klodian Braho: Prokuroria ka qenë e qartë për atë që ka kërkuar. Por sot nuk mund të vlerësoj qëndrimin e kuvendit për vendimmarrjen. Nuk mund të them detaje konkrete, është një çështje konkrete, por në një moment të mëvonshëm prokuroria do të ketë vendimmarrje përkatëse. SPAK e ka pasqyruar në diskutimin me dyer të mbyllura se çfarë ka kërkuar dhe është i qartë reagimi i prokurorisë pas vendimmarrjes së Kuvendit.