
Kosova kërkon mbështetjen e Turqisë, Kurti takohet sot me Erdogan!
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Turqisë për t’ u takuar me Erdogan, duke qenë se ky i fundit është një personalitet me influencë në Beograd.
Takimi i dy figurave politike Erdogan- Kurti vjen në kulmin e tensioneve me Perëndimin për asociacion.
Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti do të pritet në takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë ku do të zhvillojë një vizitë pune njëditore. Atje, kryeministri Kurti do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media. Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./A.ZH-dritare.net

















