Kuvendi miraton amnistinë dhe ndryshimet në Kodin Rrugor
Thursday 18 June 2026, 19:07
Dritare.net

Mazhoranca arriti të miratojë pasditen e së enjtes dy projektligje që kërkonin shumicë të cilësuar, duke siguruar 84 vota në Kuvend, pavarësisht ndërprerjeve të përsëritura të seancës parlamentare gjatë paradites.
Për të marrë pjesë në votim, kryeministri Edi Rama u kthye nga Roma, ndërsa në seancë munguan Belinda Balluku dhe deputetja Marjana Koçeku, e cila tashmë është larguar nga Partia Socialiste.
Mbështetje për mazhorancën dhanë edhe tre deputetët e Partisë Socialdemokrate (PSD), ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë.
Ndërkohë, deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, ishin të pranishëm në sallë, por zgjodhën të mos marrin pjesë në procesin e votimit./dritare.ner