Kur recitonte Timo Flloko! Pamje të rralla nga provat e spektaklit "Dua më shumë Shqipërinë"!
Dritare.net

Kamera e Gjyshit, nga Stefan Gajo, sjell sot në DritareTV një moment të rrallë nga prapaskenat e spektaklit "Dua më shumë Shqipërinë". Në qendër të këtyre pamjeve është aktori i madh Timo Flloko, i kapur nga kamera gjatë provave, në një çast të qetë, larg skenës dhe duartrokitjeve.
Në një sallë ende bosh, pa dritat e spektaklit dhe pa praninë e publikut, Flloko përsërit tekstin me të njëjtin pasion, përqendrim dhe përkushtim që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës së tij. Çdo fjalë, çdo varg dhe çdo interpretim merr jetë sikur shfaqja të kishte nisur tashmë.
Një dëshmi e rrallë se arti i vërtetë lind shumë përpara ngritjes së perdes dhe se mjeshtëria e një aktori të madh ndërtohet në heshtjen e provave, aty ku talenti takohet me disiplinën./dritare.net