Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

I dashuri më poshtëron çdo ditë, por nuk e lë dot. Më thuaj çfarë të bëj! 

I dashuri më poshtëron çdo ditë, por nuk e lë dot.
Përshëndetje psikologe Enertila!
Unë që ju shkruaj jam një vajzë 26 vjeçe dhe jam në një lidhje mirëpo, djali me të cilin jam e lidhur më bën të ndihem shumë keq. Ai nuk më respekton. Ai më poshtëron çdo ditë. Më bën të ndihem gabim, jo e rëndësishme. Më tremb. Por nuk mund të jetoja pa të. Unë nuk mund të largohem prej tij, është si një drogë, besoj se arrini të më kuptoni . Ndonjëherë ai është aq i mirë dhe i sjellshëm me mua sa nuk di vërtet sit ë veprojë. Dua të shpëtoj por si mund të largohem nga kjo lidhje? Ju falënderoj.

Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi!

Përshëndetje lexuesja jonë!
Ne zgjedhim partnerin që na bën të rijetojmë vuajtjet që kemi përjetuar si fëmijë, jo sepse duam të ndihemi keq, por sepse kështu ne jemi në gjendje të përjetojmë të njëjtat emocione dhe ndjesi të dhimbshme që kemi përjetuar në fëmijëri. Megjithatë, ajo që është e kuptueshme është se edhe ndryshimi të tremb, sepse nuk e di se çfarë na pret sapo të hidheni në anën tjetër. Kështu që e kuptoj se preferoni të qëndroni aty ku jeni edhe nëse kjo do të thotë të vuash. Për të qenë në gjendje të çliroheni nga një marrëdhënie e dhimbshme, duhet të mësoni të mos e shiko djalin që je në lidhje si zgjidhjen e problemeve të tua, por si burimin e shumë problemeve të tua. Nuk duhet të shikoni fundin e lidhjes si një dështim. Respektoni veten dhe e pranoni veten ashtu siç jeni me pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Duaje veten tënde e dashur lexuesja jonë në tërësinë tënde pa u përpjekur të gjesh kuptimin e vlerës tënde brenda një marrëdhënieje. Jini të vetëdijshëm për emocionet dhe ndjenjat tuaja. E dashur të duhet të vendosni gjithmonë mirëqenien dhe nevojat tuaja në plan të parë. Të sugjerojë e gjithashtu të jesh e vetëdijshme dhe të kujtosh se në marrëdhënie jeni të dy me të njëjtin nivel dhe të njëjtat vlera dhe projekte. Të mendosh shpesh se vleni dhe meritoni më të mirën në jetë e dashur. Unë ju kuptoj drejtë por mendoj se pak nga pak, hap pas hapi është një rrugë e ngadaltë dhe e dhimbshme që të çon drejt lirisë. Dalëngadalë gjërat do të bëhen më të qarta dhe do të jeni në gjendje të shihni në mënyrë objektive edhe nëse do të lundroni në mendime se ku ishit, çfarë keni duruar dhe mirëqenia do të vihet në plan të parë. Nuk do të jetë e lehtë megjithatë dhimbja dhe vuajtja, janë mënyra që do t’ju lejojnë të buzëqeshni përsëri do t’ju bëjnë më të fortë se më parë dhe më të vetëdijshëm. Uroj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë në situatën tuaj. Gjithë të mirat./dritare.net