Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A do të jetë Ervin Salianji në protestën e 22 dhjetorit!

A do të jetë Ervin Salianji në protestën e 22 dhjetorit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të jetë i pranishëm në protestën e 22 dhjetorit, e thirrur nga Sali Berisha.

I ftuar në DritareTV Salianji theksoi nevojën për një mobilizim masiv qytetar, duke argumentuar se vetëm përmes pjesëmarrjes së gjerë mund të ushtrohet presion real për ndryshim politik.

Duhet të arrijmë të frymëzojmë qytetarët që të mblidhemi masivisht, ashtu siç ka ndodhur në vende të tjera, ku kryeministrat janë larguar përmes reagimit qytetar,” u shpreh ai

Protesta e 22 dhjetorit pritet të jetë një tjetër moment kyç për opozitën dhe një test për masivitetin e pjesëmarrjes qytetare. /E.P-dritare.net