Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidenti tragjik i mori jetën dy fëmijëve/ Protestë në heshtje para Bashkisë së Durrësit: Merrni masa!

Aksidenti tragjik i mori jetën dy fëmijëve/ Protestë në

Banorë dhe të afërm të viktimave të aksidentit tragjik në Durrës janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Bashkisë në një protestë të heshtur, ku kanë ndezur qirinj në kujtim të dy fëmijëve që humbën jetën dhe një tjetri që mbeti i plagosur rëndë.

Tubimi u zhvillua pa deklarata për media, duke përdorur heshtjen si formë proteste ndaj pushtetit vendor dhe mungesës së masave të sigurisë në zonë. Për disa minuta u bllokua edhe qarkullimi në qendër të qytetit.

Protesta vjen pas një akti simbolik të mëhershëm pranë Policisë së Durrësit, ku u la një kurorë me lule me mesazhin “Merrni masa”. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për rritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e infrastrukturës në lagje./K.C/dritare.net