Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet drejtori dhe ish-administratori i “Bankers Petroleum Albania”

Arrestohet drejtori dhe ish-administratori i “Bankers Petroleum

Prokuroria e Fierit zhvilloi një aksion të gjerë ndaj kompanisë koncesionare “Bankers Petroleum Albania” në kuadër të një dosjeje penale për evazion fiskal dhe pastrim parash. Vendimi i gjykatës çon në ndalime dhe kontrolle në ambientet e kompanisë.

Aksioni është realizuar në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Fierit, e cila ka autorizuar kontrolle në ambientet e kompanisë dhe të subjekteve të lidhura me aktivitetin e saj. Po ashtu, janë caktuar masa sigurie për disa nga drejtuesit aktualë dhe të mëparshëm të kompanisë.

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar:

Leonidha Çobo, ish-administrator i kompanisë
Hongping Xiao, shtetas kinez dhe aktualisht drejtor pranë “Bankers Petroleum”
Një tjetër shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet.
Sipas burimeve pranë hetimit, fokus i procedimit penal janë skemat e dyshuara të shmangies së detyrimeve tatimore dhe transaksione që dyshohet se synojnë pastrimin e parave nëpërmjet veprimtarive të ndryshme financiare.

Hetimet pritet të zgjerohen edhe ndaj subjekteve të tjera të lidhura me aktivitetin e kompanisë, ndërkohë që autoritetet theksojnë se operacioni është në vazhdim./K.C/dritare.net