Berisha akuza drejtorit të policisë: Përdori molotovë kundër protestuesve
Dritare.net

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, nga selia blu ka akuzuar drejtues të Policia e Shtetit për dhunë ndaj protestuesve dhe drejtuesve të opozitës gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë. Berisha pretendoi se ndërhyrja e policisë është bërë me urdhër të Edi Rama, ndërsa tha se disa drejtues të PD kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.
Sipas tij, gjatë përplasjes janë përdorur mjete të forta si granata zhurmuese dhe mjete të tjera, ndërsa akuzoi policinë edhe për hedhje molotovësh, duke pretenduar se kjo është bërë për t’ia faturuar dhunën protestuesve të opozitës.
“Një mirënjohje të pakufishme për ju për qëndresën, heroizmi. Qëndruat të pamposhtur ndaj një terrori ndaj një regjimi që u soll si pushtues barbar. Zëri juaj, qëndresa juaj u shndërrua në tmerr të vërtetë për narkoregjimin e Edi Ramës. Sot me urdhër të Edi Ramës, Skënder Balluku, Sokol tradhtari besëpreri Bizhga dhe Elton Alushi, Dashamir shefi i njësisë operative, kanë treguar fytyrat e vërteta prej kriminelësh profesionistë. Skanë asgjë të përbashkët me punonjësit e policisë por janë kriminelë të certifikuar të cilët mendojnë se do të s’mbrapsin një popull të tërë në mbrojtje dyshes famëzeze Rama-Balluku. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet gjer ditën e fundit të jetës së tyre. Ta janë të regjistruar në anale të këtij populli si hajdutët më të mëdhenj. Nuk ka forcë që i mbron nga ndëshkimi. Në emër të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, Skënder Balluku që mori drejtimin e narkopolicisë, shënjestroi dhe goditi drejtuesit kryesorë të PD, Lucinao Boci është në spital me djegie. Noka përsëri pësoi goditje, por vazhdon detyrën. Balliu në spital, në spital janë drejtues të tjerë, gazetari Aulon kalaja, i goditur personalisht dhe një hakmarrje për qëllimet e tij ndaj regjimit. Drejtues të tjerë të PD janë të plagosur. Sot Sokol Balluku ka përdorur bombat kundër protestuesve, granata te zhurmës dhe që kanë plagosur disa prej tyre. Kanë hedhur shishe molotovë dhe kanë plagosur dhe protestues por dhe policisë se u duheshin si dëshmitarë të gjoja të akteve të protestuesve. Forcë në botë të mposhtë kryengritjen tonë paqësore nuk ka”, tha Berisha./K.C/dritare.net