Kuvendi rizgjedh Denar Bibën në krye të Autoritetit të Konkurrencës
E Enjte 16 Prill 2026, 20:08
Dritare.net

Pas një seance maratonë të zhvilluar këtë të enjte, Kuvendi ka rizgjedhur Denar Bibën në krye të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Ai u votua me 73 vota pro, 13 kundër dhe 1 abstenim.
Gjatë seancës, deputetët miratuan edhe disa projektligje të rëndësishme, mes tyre ratifikimin e protokollit shtesë për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me 87 vota pro, si dhe marrëveshjen për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të vendit, e cila u miratua me 74 vota.
Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe marrëveshjen me Gjermaninë për projektin “Green Vjosa”, si dhe aderimin e Shqipërisë në marrëveshjen për menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare, të dyja me 88 vota pro./dritare.net