Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha merr shembullin e Hungarisë: Ta bëjmë votimin me detyrim!

Berisha merr shembullin e Hungarisë: Ta bëjmë votimin me detyrim!

Gjatë protestës para Kryeministrisë, Sali Berisha tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë ligjin për votimin me detyrim.

“Të dashur miq, por ka një mësim që ne shqiptarët mund ta nxjerrim nga zgjedhjet në Hungari. Ajo që ishte ndryshe këtë herë nga zgjedhjet në Hungari, ishte pjesëmarrja masive në votime, mbi 80 përqind e qytetarëve hungarezë. Kjo është arsyeja pse unë kam propozuar dhe kam insistuar ligjin për votimin me detyrim. Ligj të cilin e kanë një seri vendesh demokratike në Europë dhe në botë. Sepse vetëm një pjesëmarrje e tillë e detyruar në zgjedhje në Shqipëri do mund të çlironte shqiptarët nga frika dhe do mund të bënte ndryshimin mbi të cilin përfundimisht arrihen rezultatet që duam. Por sigurisht në Shqipëri një pjesëmarrje e tillë është e ndaluar rreptësisht. Është e ndaluar nga thirrjet dhe kërcënimet e hapura të armikut të votës së lirë të shqiptarëve, Edi Ramës ndaj qytetarëve për të mos dalë në sheshe dhe për të mos u paraqitur në votime në rast se ata nuk votojnë për PS”,- tha Berisha./K.C/dritare.net