A do të jetojë me Gimbon në Prishtinë? Çfarë thotë Selin!
E Premte 17 Prill 2026, 16:04
Dritare.net

Mbrëmja e së enjtes në shtëpinë e Big Brother VIP 5 erdhi me surpriza për finalistët, të cilët u vizituan nga moderatorë të njohur të Top Channel. Gjatë darkës, bisedat u zhvendosën tek planet pas përfundimit të spektaklit, ku Rozana Radi i drejtoi Selinit një pyetje pikante lidhur me të ardhmen e saj me Gimbon.
Biseda
Selin: Të shohim tani çfarë ka rezervuar Zoti për mua
Rozana Radi: Do jetosh në Prishtinë ti? Do jetosh atje më duket.
Selin: Jo nuk do jetoj atje. Ne kemi folur me Gimbon. Unë vendin e kam në qytetin e bukur të Tiranës.
Rozana Radi: Sa dhoma e kuzhinë ke ti?
Selin: Do marr një shtëpi tjetër me qira (qesh).
Jul Deda: Po ti për çfarë e pyet? Shkove gjë ti në Librazhd për të jetuar atje?/K.C/dritare.net