Thanë se u ndanë, por kamerat i kapin bashkë. Çfarë po ndodh me ish-konkurrentët e BBVIP?
E Mërkurë 15 Prill 2026, 18:06
Dritare.net

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, kishte deklaruar më herët në Top Albania Radio se marrëdhënia e tij me Inën kishte përfunduar dhe se dyshja nuk ishin më në një lidhje romantike, ndonëse romanca mes tyre nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Megjithatë, një video e publikuar në faqen e “Big Brother Fan Club” në Instagram ka ngjallur dyshime për një afrim të mundshëm mes tyre. Në pamjet e publikuara, Keijsi shihet teksa i bën foto Inës, ndërsa kjo e fundit i afrohet duke qëndruar pranë tij në një moment mjaft të afërt./K.C/dritare.net
View this post on Instagram