Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, Berisha në seli. 1500 policë në terren

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë, Berisha në seli.

Ka kaluar orari zyrtar i nisjes së protestës së thirrur nga kreu i PD-së sali Berisha para Kryeministrisë. Ndërkohë, protestuesit janë mbledhur në shesh.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu, ku pas një takimi me strukturat pritet të niset në këmbë drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, rreth 1500 forca policie nga të gjitha strukturat janë vënë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës, për të cilën PD ka kërkuar leje treorëshe./K.C/dritare.net