Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Rama publikon pamjet nga takimi me Melonin në Romë

Foto/ Rama publikon pamjet nga takimi me Melonin në Romë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi i tij zyrtar me homologen italiane Giorgia Meloni në “Palazzo Chigi” në Romë, gjatë vizitës së tij në Itali.

Në pamjet e publikuara shfaqet pritja zyrtare, ceremonia e takimit dhe momentet mes dy liderëve, si edhe prezantimi i delegacionit shqiptar që e shoqëronte, ku bënin pjesë Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo. Vëmendje ka tërhequr edhe përzemërsia e Melonit gjatë takimit me delegacionin shqiptar.

Foto/ Rama publikon pamjet nga takimi me Melonin në Romë

Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Meloni në kuadër të një vizite pune në Itali, me fokus forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Pas takimit, ai pritet të zhvillojë edhe një takim me Ministrin e Mbrojtjes italian Guido Crosetto.

Foto/ Rama publikon pamjet nga takimi me Melonin në Romë

Në një postim në rrjetet sociale, Rama vlerësoi marrëdhëniet me qeverinë Meloni, duke theksuar nivelin e lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Edhe pala italiane nënvizoi rëndësinë e partneritetit, me fokus në lidhjet infrastrukturore, industrinë e mbrojtjes dhe bashkëpunimin për migracionin.

Foto/ Rama publikon pamjet nga takimi me Melonin në Romë

Pas vizitës në Itali, Rama do të udhëtojë në Spanjë, ku në Barcelonë do të marrë pjesë në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”, me fokus institucionet, multilateralizmin dhe luftën kundër dezinformimit./K.C/dritare.net