
Berisha: Financimi rus përgjegjësi personale e Lulzim Bashës, PD nuk ka asnjë hyrje dalje!
Dritare.net
Sali Berisha dhe kryetarja e Komisionit të Auditit për paratë ruse në Partinë Demokratike, Ledina Mandia kanë publikuar sot rezultatet e këtij auditi dhe kanë dalë në përfundimin se nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur para të paligjshme në PD.
“Lulzim Basha është hetuar për larje parash. Sepse Lulzim Bashën e ka denoncuar Nick Muzin. Është Nick Muzin që ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka nga PD.
Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin. Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së. Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash. Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm.
Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen.Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama. Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri.
e nuk kemi gjë të re, kemi vetëm këtë fakt, që PD nuk ka në arkën e saj një qindarkë të vetme të hyrë apo të dalë për 500 mijë dollarë të paguar nga Biniatta Trade, një kompani e zbulimit rus në Skoci, në emër të PD-së. Nuk ka.
Ky është konkluzioni i raportit tonë. Këtë e ka ditur prokuroria, e ka dosja e prokurorisë, por prokuroria, e cila e vuri nën akuzë Lulzim Bashën për larje parash, e mbylli dosjen dhe mori peng Bashën.",tha Berisha./M.T/dritare.net

















