Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blegtoria shqiptare, në kolaps! Një thirrje urgjente nga një specialist 92-vjeçar

Blegtoria shqiptare, në kolaps! Një thirrje urgjente nga një

Në një intervistë të jashtëzakonshme për Shqip në Dritare TV me Rudina Xhungën, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar dhe ish-drejtor i ndërmarrjes bujqësore të Roskovecit, dha alarmin për gjendjen dramatike të blegtorisë në Shqipëri.

“Jemi në prag të katastrofës,” – deklaroi ai.
“Çdo ditë që kalon, shtohet rënia e krerëve, ulet prodhimi, rritet çmimi, ikin punëtorët dhe askush nuk bën asgjë. Ministria e Bujqësisë rri dhe vështron, sikur ky të mos jetë një problem kombëtar.”

Sipas Jorgaqit, blegtoria shqiptare është braktisur totalisht dhe po vdes në heshtje. Ai kujton investimet dhe mekanizmat e viteve ’60, kur shteti mori masa konkrete për të shmangur një krizë të ngjashme duke ndërtuar komplekse moderne me mbështetje ndërkombëtare.

“Atëherë u shmang katastrofa, sot po përjetojmë një katastrofë të vërtetë,” – tha ai.

Në intervistë, Jorgaqi propozoi një plan të qartë:
• Përjashtim nga taksat për investitorët që krijojnë komplekse blegtorale
• Mbështetje me tokë përmes formulës “1 euro” si në turizëm
• Import pa taksa për kafshë, makineri dhe ushqim blegtoral
• Rikthimi i bashkëpunimit rural – nga fermerë individualë në bashkësi prodhimi

“Sot qumështi vjen me bidona, jo nga ferma. Pulat nuk kanë parë dritë dielli. Djathi nuk ushqen më, vetëm mbush. Kjo nuk është blegtori. Ky është kolaps.”

Ai theksoi se pa blegtori nuk ka turizëm elitar, nuk ka shëndet publik, dhe nuk ka ushqim cilësor.

Në fund, Jorgaqi e përmblodhi me një fjali të fortë:
“Po nuk prodhuam vetë, nuk do ushqehemi. Vetëm do të hamë. Dhe kjo është tragjedi.”/L.F-dritare.net