Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekonomia e tregut është zgjidhja! Aleksandër Jorgaqi shpjegon pse po dështojmë

Ekonomia e tregut është zgjidhja! Aleksandër Jorgaqi shpjegon pse

Në një intervistë të gjatë në emisionin Shqip me Rudina Xhungën në Dritare TV, veterineri 92-vjeçar Aleksandër Jorgaqi deklaroi se e vetmja mënyrë për të shpëtuar blegtorinë dhe bujqësinë shqiptare është ekonomia reale e tregut – jo ajo e simuluar në letra dhe propagandë.

“Çdo gjë që ecën në Shqipëri sot, ecën sepse është futur në tregun e lirë,” – tha Jorgaqi.
“Ndërtimi, tregtia, supermarketet, turizmi – të gjitha ndjekin logjikën e fitimit. Vetëm bujqësia jo.”

Ai theksoi se ekonomia e tregut nuk është thjesht lejim privatizimesh apo ndarje fondesh:
“Ekonomia e tregut do të thotë: fut privatët, krijo kushte që ata të investojnë, përfito dhe mbështeti me lehtësi fiskale.”

Sipas Jorgaqit, Shqipëria nuk po futet realisht në treg, sepse:
• Shteti i trajton investitorët si donatorë, jo si partnerë.
• Ministritë nuk ofrojnë vizion, por ndajnë ndihma të vogla në mënyrë të shpërndarë dhe pa efekt.
• Nuk ka politika të mëdha për lehtësim taksash apo përjashtime për sektorin bujqësor dhe blegtoral.
• Fondet e BE-së janë shpërdoruar ose devijuar në ndërtime, jo në prodhim.

“Në ndërtim, i jep tokë me 1 euro. Në bujqësi? Asnjë stimul. Në turizëm, përjashton nga taksat për 6 vjet. Për blegtorinë? Vetëm gjoba dhe inspektorë.”

Ai i bëri thirrje qeverisë që të veprojë siç ka vepruar me sektorët që sot funksionojnë:
“Të krijohen lehtësira fiskale për komplekset blegtorale dhe bujqësore. Të përjashtohen makineritë, kafshët dhe lëndët e para nga taksat. Të trajtohet investitori me seriozitet, jo si spekulant.”

Për Jorgaqin, është absurde që Shqipëria të pretendojë zhvillim rural, ndërkohë që modeli më i suksesshëm ekonomik – tregu i lirë – nuk aplikohet pikërisht aty ku duhet më shumë./l.f-dritare.net