Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit!

Rama publikon pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, një prej pasurive kulturore më të veçanta të vendit.

Shiko tani– klikoni për videon në instagramin e @dritaretv! ⇓⇓

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur vlerësimin për këtë trashëgimi të lashtë që ruhet nën ujërat e Adriatikut.


“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Pamjet e publikuara nga kryeministri vijnë në një periudhë kur qeveria po synon të promovojë më tej turizmin kulturor dhe arkeologjik, si pjesë e strategjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit./E.P-dritare.net