Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Delinda Disha thumbon Farage: Në Shqipëri do ndihesh Zot

Delinda Disha thumbon Farage: Në Shqipëri do ndihesh Zot

Aktorja e njohur Delinda Disha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të politikanit britanik Nigel Farage, i cili pretendoi se “1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg”. Në një videomesazh në rrjet, Disha i kujtoi Farage realitetin e rinisë britanike në rrugët e Londrës, ndërsa mbrojti shqiptarët si qytetarë të ndershëm që punojnë dhe kontribuojnë me taksa në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shqiptarët atje janë punëtorë dhe të ndershëm. Sa pak që jemi dhe sa shumë që na lakojnë. Të ftoj që në fundjavë të dalësh në këmbë dhe të shohësh se si dehen dhe pshuren dhe degjenerohen djemtë edhe vajzat e reja aty në Londër në Angli. Marr spuntën dhe jam shumë e sigurt te kjo që po them se pjesa dërmuese e shqiptarëve që kanë shkaur atje janë njerë të ndershëm dhe punëtorë. Ata kontribuojnë dhe paguajnë taksat për atë vend,” tha aktorja, duke theksuar se deklaratat e Farage janë të padrejta dhe të motivuara.

Disha gjithashtu komentoi ftesën e Edi Ramës për vizitën e Farage në Shqipëri, duke thënë se “kur një i huaj shkel në vendin tonë, ne e trajtojmë si Zot – sepse shqiptari e ka mikun mbi veten.”

Deklaratat e saj janë bërë virale dhe vijnë në një kohë kur debati për imazhin e shqiptarëve në Britani është në qendër të vëmendjes./L.F-dritare.net