Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan: Ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan: Ja me sa do shiten nafta


Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet tavan për tregtimin e hidrokarbureve në vend, një masë që synon të mbrojë konsumatorët nga rritjet e papritura të çmimeve. Nga sot, nafta me pakicë nuk do të shitet më shumë se 203 lekë për litër, ndërsa benzina nuk do të kalojë 175 lekë për litër. Vendimi hyn në fuqi sot në orën 18:30.

Vendimi vjen pas rritjes së ndjeshme të çmimeve ditët e fundit, ku nafta arriti deri në 217 lekë për litër në treg. Autoritetet nënvizojnë se çmimi tavan do të ndihmojë në stabilizimin e tregut dhe në mbrojtjen e qytetarëve nga shpenzimet e papritura për karburant


Bordi i Transparencës thekson se monitorimi i tregut do të vazhdojë dhe çdo abuzim me çmimet do të ndëshkohet sipas ligjit. Masat synojnë gjithashtu të krijojnë një ambient më të parashikueshëm për bizneset e transportit dhe konsumatorët e zakonshëm./K.C/dritare.net