Braho firmos strukturën e re të SPAK. Posti që merr Dumani!
E Hënë 5 Janar 2026, 18:06
Dritare.net

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ka firmosur strukturën e re të institucionit, duke caktuar detyrat e reja për prokurorët.
Altin Dumani do të kryesojë seksionin për marrëdhëniet me jashtë vendit.
Prokurorja Dorina Bejko merr drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit, ndërsa prokurori Vladimir Mara do të udhëheqë seksionin kundër krimit të organizuar./K.C/dritare.net