Inxhinieri Kristo Goga: Ja pse Lezha përmbytet sot dhe çfarë zgjidhjeje ka!
Dritare.net

Inxhinieri hidroteknik Kristo Goga, i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, shpjegoi arsyet pse Lezha po përballet sot me përmbytje të shpeshta, ndryshe nga e kaluara kur qyteti nuk përmbytej.
Sipas Gogës, Lezha është një zonë fushore ku edhe reshje minimale shkaktojnë përmbytje, për shkak të ndërhyrjeve të gabuara në infrastrukturën e kullimit. Ai kujtoi se dikur ekzistonte një kanal përgjatë rrëzës së kodrave, nga Manatia, i cili mblidhte ujërat e malit dhe i derdhte ato në lumin Drin ose në përroin e Manatisë, duke mbrojtur qytetin nga vërshimet.
“Infrastruktura u shkatërrua dhe mbi kanalin u ndërtuan pallate, duke i hequr qytetit mbrojtjen natyrore ndaj ujit,” theksoi Goga.
Sa i përket zgjidhjeve, inxhinieri u shpreh se ato ekzistojnë, por kërkojnë investime të konsiderueshme. Sipas tij, masa më e rëndësishme është që ujërat e malit të mos futen në qytet. Një zgjidhje tjetër emergjente, sipas Gogës, është vendosja e stacioneve të pompave në zonat që përmbyten, për të evakuuar ujin dhe për të reduktuar dëmet.
Fjala e plotë e inxhinierit!
"Lezha ishte një qytet që nuk përmbytej. Tani përmbytet. Është një zonë fushore e Lëzhës që edhe një pikë ujë të bjerë, ajo përmbytet. Rrëzë kodra, që nga Manatia, kalonte rrëzë atyre një kanal që mblidhte ujërat e malit, dhe I derrte ose drin ose në përroin e manatisë.
Si kudo dhe në Lezhë, u prish kanali u ndërtuan pallate. Çfarë zgjidhje mund të ketë sot? Ka disa mundësi, por kostot janë të mëdha. Kryesorja është që ujërat e malit nuk duhet të futen në qytet, kjo është më e rëndësishmja. Aty ku përmbytet mund të vendoset një stacion pompash, kjo jep një zgjidhje"./L.F-dritare.net

