“Fito me Vodafone”, shpall fituesit e lotarisë së përvitshme
Dritare.net

Tradita e përvitshme “Fito me Vodafone” u mbyll edhe këtë fundvit me një mbrëmje festive dhe plot çmime për klientët e Vodafone Albania. Ishin 12 Samsung Galaxy Fold 7, 12 iPhone 17 Pro Max dhe çmimi i madh i fundvitit: 2 makina elektrike Skoda Enyaq. Fituesit u shpallën në shorteun që u zhvillua live, pak ditë më parë, në mënyrë transparente, në zyrat qendrore të kompanisë, duke garantuar një proces të drejtë dhe rastësor për të gjithë pjesëmarrësit.

Nga 1 deri më 21 dhjetor, me mijëra klientë të Vodafone Albania u bënë pjesë e llotarisë së këtij viti, përmes aplikacioneve My Vodafone dhe JUTH App, duke e kthyer këtë nismë në një nga më të ndjekurat e sezonit festiv.

Fatlumët morën mbrëmë dhuratat që fituan nga ky shorte. Pas ndarjes së 12 Samsung Galaxy Fold 7, 12 iPhone 17 Pro Max në skenë u ngjitën, për të marrë simbolikisht çelësat, fituesit e çmimit të madh, e 2 makinave elektrike Skoda Enyaq.
Ndarja e çmimeve u shoqërua nga performanca live e Orgesa Zaimi, e cila solli muzikë dhe energji përpara momentit të ndarjes së çmimeve.

“Fito me Vodafone” më shumë sesa një lotari, është një mënyrë për t’u thënë faleminderit klientëve besnikë të Vodafone Albania dhe për ta kthyer fundvitin në një histori emocionesh, shpërblimesh dhe fillimesh të reja. Për Vodafone Albania, lidhja me klientët nuk ndalet te festat: ajo vazhdon gjatë gjithë vitit, duke shpërblyer besimin dhe duke ndërtuar përvoja që mbeten gjatë në kujtesë./dritare.net