Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qeveria miraton shpërblimin për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në nevojë!

Qeveria miraton shpërblimin për personat me aftësi të

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) individët që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, si dhe ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar.

Vendimi synon mbështetjen financiare dhe përmirësimin e kushteve ekonomike për këto shtresa të shoqërisë.

Vendime të tjera të miratuara nga Këshilli i Ministrave
Në të njëjtën mbledhje, qeveria miratoi edhe kompensime mujore të të ardhurave për kategori të ndryshme qytetarësh, në varësi të nivelit të të ardhurave:

Kompensim deri në 1 800 lekë në muaj për personat me të ardhura deri në 40 000 lekë;
Kompensim deri në 800 lekë në muaj për personat me të ardhura deri në 22 000 lekë;
Kompensim deri në 1 000 lekë në muaj për personat me të ardhura deri në 18 000 lekë;
Kompensim deri në 600 lekë në muaj për përfituesit e pensionit të invaliditetit me të ardhura deri në 30 000 lekë;
Kompensim deri në 700 lekë në muaj për përfituesit e pensionit familjar me të ardhura deri në 18 000 lekë.
Po ashtu, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, për disa individë, si vlerësim për kontributin e tyre./dritare.net