Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Megaoperacion në Elbasan, 30 të arrestuar dhe 14 të shpallur në kërkim. Zbardhen emrat!

Video/ Megaoperacion në Elbasan, 30 të arrestuar dhe 14 të

Një megaoperacion policor i udhëhequr nga Prokuroria është zhvilluar gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit në të gjitha qytetet e qarkut Elbasan. Si rezultat i këtij aksioni, u arrestuan gjithsej 30 persona, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë.

Nga të ndaluarit, 25 persona kishin urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata e Elbasanit, ndërsa 5 të tjerë u kapën në flagrancë gjatë operacionit. Paralelisht, 14 të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve të Report Tv, bëhet fjalë kryesisht për shpërndarës lëndësh narkotike të llojeve të ndryshme, të cilët vepronin në grupe të vogla ose individualisht. Ata operonin pranë shkollave, lokaleve dhe zonave të frekuentuara, duke synuar shpërndarjen e drogës.

Operacioni i koduar “First Day” çoi në sekuestrimin e sasive të kokainës dhe kanabisit, armëve të zjarrit (pistoleta, kallashnikov, armë gjahu), municioneve luftarake, peshoreve elektronike, thikave, përforcuesve të grushtit, stekave duhani të dyshuara si kontrabandë, si edhe pajisjeve elektronike (laptopë, tableta, DVR të kamerave të sigurisë). Po ashtu, u gjetën targa makinash shqiptare e belge, 24 celularë dhe shuma parash në valuta të ndryshme (euro, paund, dollarë dhe franga zvicerane).

Aksioni u shtri në qytetet Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik, Belsh dhe Elbasan. Të arrestuarit u shoqëruan pasditen e sotme me autobus drejt paraburgimit në Tiranë, ndërsa jashtë ambienteve të policisë në Elbasan u mblodhën familjarë të tyre.

Të arrestuarit me masë “arrest në burg” për prodhim dhe shitje narkotikësh:
Arjan Bica (42), Erist Skilja (48), Shyqyri Bica (56), Aizberg (Alket) Bitri (52), Filip Thoma (34), Hysen Grami (64), Gentian Tartari (37), Mikel Bezhani (45), Pjerin Qereshniku (50), Stivjo Bardhi (38), Domeniko Elezi (38), Mariglen Qosja (38), Shkelzen Shkrepi (46), Bardhyl Grami (64), I. K. (38), M. E. (36), I. F. (45), Klodian Hakballa (34), Arben Kasa (50), Ilir Bahidi (41), Klajdi Çota (24), Franc Ruçi (24), Kevi Kanani (30), Marcelino Brahja (24), Panter Tafani (30).

Të arrestuar në flagrancë:
Jokli Anastasi (32), për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;
Arjan Topalli (31), për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Mbajtje pa leje të armëve” dhe “Ruajtje të mallrave kontrabandë”;
Vilson Dyrmyshi (36), për “Mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë”;
Neritan Duzha (43), për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;
Leonard Xhaferri (50), për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.


Nën hetim në gjendje të lirë:
H. D. (57)./K.C/dritare.net