Shqipëria festoi sot Ditën e Verës, një nga festat më të vjetra dhe më të dashura për shqiptarët, e cila shënon ardhjen simbolike të pranverës dhe fundin e dimrit. Në shumë qytete të vendit u organizuan aktivitete festive, panaire artizanale, koncerte dhe aktivitete për fëmijë.
Atmosfera festive u ndje në qytetet kryesore Tiranë, Elbasan por festë të madh pati edhe në Përmet.
Sheshet u mbushën me qytetarë që morën pjesë në panaire me produkte tradicionale, muzikë live dhe aktivitete kulturore.
Në shumë zona u organizuan edhe stenda me gatime tradicionale, ku nuk mungoi ëmbëlsira simbol e kësaj feste, Ballakumja, e cila përgatitet veçanërisht në Elbasani dhe është një nga traditat më të njohura të Ditës së Verës. Përveç ballakumeve, qytetarët shijuan edhe produkte artizanale, gatime shtëpie dhe ëmbëlsira të ndryshme.
Origjina dhe tradita e festës
Dita e Verës ka një histori shumë të hershme që lidhet me traditat pagane të shqiptarëve. Sipas studiuesve, festa daton që në kohët e lashta dhe lidhej me ritin e ringjalljes së natyrës dhe fillimin e një cikli të ri jetese me ardhjen e pranverës.
Qyteti i Elbasani konsiderohet si qendra tradicionale e kësaj feste, ku prej shekujsh organizohen festime të mëdha dhe ku ruhet më fort tradita e përgatitjes së ballokumeve dhe e ritualeve familjare.
Ndër zakonet më të njohura të kësaj dite janë vendosja e veroreve – byzylykë të bërë me fije të kuqe dhe të bardhë që simbolizojnë fat dhe mbarësi – si edhe ndezja e zjarreve në disa zona, një ritual që simbolizon largimin e së keqes dhe mirëpritjen e pranverës.
Sot, Dita e Verës festohet në të gjithë Shqipërinë si një festë popullore që bashkon familjet dhe komunitetet, duke ruajtur traditat dhe duke sjellë atmosferë gëzimi në sheshet e qyteteve./L.F-dritare.net