Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjithçka që dihet nga gabitja spektakolare në Luvër

Gjithçka që dihet nga gabitja spektakolare në Luvër

Parisi është tronditur nga një grabitje e guximshme në Muzeun e Luvrit, ku një grup prej katër personash të maskuar vodhën stoli të çmuara mbretërore me vlerë të paçmuar historike dhe kulturore. Ngjarja ndodhi të dielën, rreth orës 09:30 të mëngjesit, vetëm pak minuta pas hapjes së muzeut.

Sipas raportimeve të policisë franceze, hajdutët përdorën një vinç mekanik të montuar mbi automjet për të arritur në ballkonin e Galerisë së Apolonit, që ndodhet mbi brigjet e lumit Seine. Dy prej tyre prenë xhamat e dritares me një disk elektrik prerës, hynë brenda dhe kërcënuan rojat e sigurisë, duke detyruar stafin të evakuonte vizitorët.

Në më pak se dhjetë minuta, grabitësit thyen dy vitrina xhami dhe morën tetë objekte bizhuterish të shekullit XIX, përfshirë:

Kurorën dhe broshet e Perandoreshës Eugenie, bashkëshortja e Napoleonit III;
Gjerdanin dhe vathët me smerald të Empress Marie Louise;
Një komplet safiri të mbretëreshave Marie-Amelie dhe Hortense;
Një broshe relikuar të njohur si “Reliquary Brooch”.
Dy sende, përfshirë kurorën e Eugenie-s, u gjetën më vonë pranë muzeut, të hedhura gjatë arratisjes në skuterë, mjeti me të cilin autorët u zhdukën në drejtim të panjohur.

Gjithçka që dihet nga gabitja spektakolare në Luvër

Hetimet po drejtohen nga 60 oficerë të specializuar, dhe sipas prokurorisë franceze, dyshohet se pas ngjarjes qëndron një organizatë kriminale ndërkombëtare. Pamjet e kamerave të sigurisë po analizohen, edhe pse një pjesë e zonës së ekspozitës nuk kishte CCTV aktiv, sipas mediave franceze.

Gjithçka që dihet nga gabitja spektakolare në Luvër

Ministrja e Kulturës, Rachida Dati, tha për mediat franceze se “grabitësit vepruan me qetësi dhe profesionalizëm, duke e pasur planin të mirëpërgatitur”. Ajo shtoi se “asnjë person nuk u lëndua dhe stafi veproi sipas protokollit”.

Gjithçka që dihet nga gabitja spektakolare në Luvër

Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron e quajti grabitjen “një sulm ndaj historisë dhe shpirtit francez”, ndërsa politikanë të tjerë e kanë cilësuar “një turp kombëtar” dhe “një dështim alarmues të sigurisë”.

Gjithçka që dihet nga gabitja spektakolare në Luvër

Muzeu i Luvrit mbeti i mbyllur të hënën për hetime, ndërsa vizitorët do të rimbursohen automatikisht. Nuk dihet ende kur do të rihapet, por më herët, institucioni kishte kërkuar fonde për modernizimin e sistemit të sigurisë, si pjesë e projektit “Rilindja e Re” të qeverisë franceze, me kosto deri në 800 milionë euro.

Ekspertët e artit paralajmërojnë se stolitë e vjedhura mund të jenë shkatërruar për t’u shitur në pjesë, pasi shitja e tyre e paprekur është pothuajse e pamundur. “Ka një garë me kohën”, tha Chris Marinello, drejtues i Art Recovery International. “Nëse nuk kapen shpejt, këto vepra të trashëgimisë mund të zhduken përgjithmonë.”/L.F-dritare.net