Na ndiqni edhe në

Bota

Richard Grenell kundër gjykatës së Hagës: T’i ndërpritet financimi, tërësisht e korruptuar

Richard Grenell kundër gjykatës së Hagës: T’i

Richard Grenell, emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar që të ndalet financimi për Gjykatën Speciale me seli në Hagë, duke e cilësuar atë një institucion “totalisht të korruptuar” dhe me trajtim të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në platformën X, Grenell ka sulmuar ashpër Gjykatën dhe Prokurorin Special, Jack Smith, i cili ishte një nga prokurorët që lëshoi urdhër-arrestin për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e mbajtur atë në burg për më shumë se pesë vjet.

“Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi,” ka shkruar Grenell në reagimin e tij. Ai ka shtuar gjithashtu se, Jack Smith, i cili ishte pjesë e Dhomave të Specializuara, kishte qenë përgjegjës për arrestimin e Thaçit, i cili, sipas Grenell, ende është në burg dhe gjykimi ka nisur vetëm kohët e fundit.

Grenell është shprehur se veprimet e tilla përbëjnë një trajtim të padrejtë dhe jodinjitoz ndaj ish-liderëve të UÇK-së, duke ngritur shqetësime për funksionimin dhe objektivitetin e këtij institucioni ndërkombëtar./dritare.net