Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Tiranës çon në gjykim 20 nëpunës

Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Tiranës çon në

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykim dosjen në ngarkim të 20 nëpunësve publik. Sipas Prokurorisë, 20 nëpunësit shpërdoruan detyrën në të paktën shtatë prokurime në Ministrinë e Bujqësisë.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht me negociim pa shpallje paraprake dhe fond limit 525,000,000 lekë pa TVSH.

Pas njohjes me tërësinë e akteve të sipërcituara, vlerësohet se ekziston bindja e bazuar në prova, se nga ana e anëtarëve të njësisë së prokurimit, është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës, referuar llojit të procedurës së zgjedhur për prokurimet./dritare.net