Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të

Pas më shumë se 3 orësh, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas seancës për abuzimin me tenderin e Llogarasë dhe Unazës së Madhe.

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të

Më herët se seanca u shty për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet. Seanca nisi rreth orës 11:00.

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të

GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë, pezullim detyre si zv.kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës.

Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.

GJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra tëGJKKO lë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të

GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.

Pas daljes, zv.kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment. Pas saj, lanë ambientet e SPAK edhe vartësit e Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, të cilët janë dënuar me arrest shtëpie./L.F-dritare.net