Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kristaq Kume: Rama do vetëm 101 deputetë në Kuvend. A mund të realizohet?!

Kristaq Kume: Rama do vetëm 101 deputetë në Kuvend. A mund

I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, foli për gjendjen e sistemit zgjedhor dhe reformën që po diskutohet. Ai tha se sipas indeksit ndërkombëtar të integritetit zgjedhor, Shqipëria ka pësuar regres në vitet e fundit, duke humbur rreth 7–8 pikë krahasuar me vitin 2021.

“Kemi rënë në nivelin e 29.5 pikëve. Në vend që të bënim përparim, kemi bërë hapa pas. Shkaku kryesor lidhet me sistemin gjyqësor, mungesën e konsensusit për legjislacionin dhe ndikimin e madh të partive të mëdha,” – tha Kume.

Ai theksoi se sistemi aktual proporcional rajonal me 12 qarqe është i padrejtë ndaj partive të vogla. “Një parti me 16 mijë vota merr një deputet, ndërsa një tjetër me mbi 100 mijë vota merr vetëm 4 mandate. Ky është deformim i pastër i vullnetit të qytetarëve,” – u shpreh ai.

Sipas Kumes, një nga zgjidhjet do të ishte ulja e numrit të qarqeve nga 12 në 4 dhe kalimi te listat 100% të hapura, për t’i dhënë qytetarëve më shumë rol në përzgjedhjen e deputetëve.

Në lidhje me idenë e Edi Ramës për të ulur numrin e deputetëve në 101, Kume tha se kjo kërkon ndryshim të Kushtetutës, por shtoi se më e rëndësishme se numri është funksionaliteti i sistemit.

“Demokracia jonë nuk është as funksionale dhe as efektive. O duhet ndryshuar Kushtetuta, o duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor me 84 vota në Kuvend, në mënyrë që vota e qytetarëve të përkthehet realisht në përfaqësim,” – përfundoi Kume./K.C/dritare.net