Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kryeministri Rama bën ndryshime në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime në qeveri

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar dy ndryshime në përbërjen e qeverisë në nivel zëvendësministrash.

Me vendim të qeverisë, Tana Kika është emëruar zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërkohë, Blerta Rama është liruar nga detyra e zëvendësministres së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ndryshimet janë bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe do të hyjnë në fuqi pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimeve të brendshme në strukturat e ekzekutivit./K.C/dritare.net