
Më mori burrin dhe partinë, tani do dhe fustanin tim! Kryemadhi sulmon Blushin!
Dritare.net
Monika Kryemadhi, ish-kryetare e Partisë së Lirisë, akuzoi Tedi Blushin për përçarje brenda partisë dhe ndikim negativ ndaj Ilir Metës gjatë një konference për media para seancës aktuale të Kuvendit më 3 korrik 2025.
Sipas saj, Blushi, i cili po numëron ditët si deputet i partisë, e largoi Metën nga shtëpia, hoqi këshilltarë të besuar dhe themelues nga presidenca dhe nga radhët e Partisë së Lirisë.
Ai ka izoluar Metën në burg, duke penguar takimet me familjen dhe fëmijët takimet e kalamajve ua djeg në burg Blushi
Kryemadhi ironizoi Blushin duke thene: “Nëse do edhe një fustan apo një palë këpucë me taka të miat ia jap me qejf”
Ajo gjithashtu e akuzoi për shpërdorim të funksionit në baza klienteliste i hoqi pjesëtarë të strukturave dhe mbajti pozicione drejtimi për bashkëshorten e tij apo të tjera figura të afërta./ dritare.net

















