Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksidenti në Durrës/ Tabaku: Transmetimi pa filtra i pamjeve të rënda, shkelje e etikës dhe dinjitetit njerëzor

Aksidenti  në Durrës/ Tabaku: Transmetimi pa filtra i pamjeve të

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Medias dhe Drejtave të Njeriut ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Durrës, duke e cilësuar ngjarjen si një dhimbje të thellë për gjithë shoqërinë.

Në reagimin e saj, Tabaku thekson se, përtej tragjedisë, është edhe më shqetësuese mënyra se si disa media kanë transmetuar pamje të rënda nga vendi i ngjarjes.

“Tragjedia në Durrës, me humbjen e dy jetëve të dy fëmijëve të pafajshëm, ka tronditur të gjithë. Edhe më mizor është transmetimi pa filtër i pamjeve të aksidentit që u mori jetën. Dhimbja nuk mund të kthehet në spektakël,” shprehet Tabaku.

Ajo i bën thirrje Autoriteti i Mediave Audiovizive që të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar transmetimin e pamjeve të tilla dhe për të garantuar respektimin e standardeve etike në raportimin mediatik.

Sipas saj, informimi i publikut është një detyrim, por nuk mund të bëhet në kurriz të dinjitetit njerëzor dhe dhimbjes së familjarëve.


“Informimi është detyrim por dinjiteti njerëzor është kufiri që nuk duhet kaluar,” përfundon reagimi i saj./dritare.net