
Nga Agim Vinca
(Pas lajmit për ikjen në amshim të Profesor Rexhep Qosjes, 1936-2026)
Lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Rexhep Qosjes më gjeti larg Prishtinës.
Po kthehesha nga Ulqini pas promovimit një natë më parë të librit tim të botuar në Podgoricë. Gjithçka shkoi mirë, madje shkëlqyeshëm, falë kujdesit të botuesit dhe organizatorit të takimit. Rrugës, pak pasi dola nga qyteti, ra telefoni. Ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, me të cilin pothuajse sapo qemë ndarë. Më pyeti se a kisha pasur vështirësi për të dalë nga qyteti, ku po meremetoheshin rrugët në prag të sezonit turistik. E falënderova për kujdesin dhe kur po bëhesha gati ta mbyllja bisedën, më tha: “Edhe diçka, profesor. Paska vdekur profesori për të cilin folëm pak më parë!”.
Më shkoi mendja te kolegu im i Fakultetit dhe intelektuali i njohur i kësaj ane, Ruzhdi Ushaku, në gjendje të vështirëshëndetësore, të cilin e pata përmendur po ashtu në bisedë. “Jo, tha Faiku, Rexhep Qosja!”. U stepa. Mbeta pa fjalë. Më informoi edhe se varrimi tashmë ishte kryer, në praninë e rrethit të ngushtë familjar, sipas porosisë me shkrim të Profesorit.
Sakaq më erdhi në mend biseda që patëm bërë pak më parënë hotel Continental. Duke pirë kafe rreth tryezës, ku ishin edhe ime shoqe, e fejuara e Faikut, Arlinda (moderatorja e mbrëmjes) dhe konsulli i Shqipërisë në Ulqin, Arben Doçi, pata evokuar njëkujtim nga puna jonë e përbashkët me profesor Qosen.
Ishte anëtar komisioni i njërit nga kandidatët e mi nëdoktoratë, i cili ato ditë ma kishte dorëzuar versionin e tretë tëpunimit. Profesor Qosja, i cili si mësimdhënës nuk shquhej për kritere shumë të rrepta, kishte vërejtje për punimin. “Ky punim nuk është monografi”, pati thënë, “por përmbledhje artikujsh”. Vërejtja ishte deri diku e drejtë, por unë si mentor tashmë ia kisha dhënë “vizën” kandidatit. Biseda, ku ishte i pranishëm edhe anëtari i tretë i komisionit, zgjati bukur shumë. Dikur unë, që kisha nisur ta humbi durimin, i thashë: “Profesor, kanëdoktoruar kandidatë shumë më të dobët se ky!”. Më pa në sy, përmbi syze, siç vepronte në raste të veçanta dhe tha: “Po, por ata nuk shesin mend, këta (aluzion te kandidati dhe shokët e tij), shesin mend!”. Dhe ma mbylli gojën. Mirëpo mbrojtja, megjithatë, u bë.
Dhe ja tani, lajmi për ikjen e njeriut që zhvilloi aq shumëbeteja intelektuale në jetë, me gojë e me shkrim, dhe që tani e tutje nuk do të mund të flasë më, pos nëpërmjet veprës së tij tëmadhe e të papërsëritshme.
Lajmi më erdhi gand dhe m’u duk gati i pabesueshëm. Nuk kishte dy-tri javë, shumë-shumë një muaj, që kisha folur me tëdhe as ndër mend nuk më shkonte se kjo do të ishte biseda jonëe fundit. E dija se i qe keqësuar gjendja shëndetësore, por, thosha me vete, është koskë e fortë dhe nuk dorëzohet.
Kisha në plan të shkoja nga Ulqini në Tiranë te çika (këtëfjalë përdorte profesor Qosja kur fliste për të bijat) dhe për tëtakuar miqtë e mi, shumica e të cilëve ishin dhe janë miq tanë tëpërbashkët, por ndërrova rrugë. Edhe pse varrimi tashmë ishte kryer dhe “të pame” nuk do të kishte, unë, megjithatë, nuk mund të mos isha në Prishtinë këto ditë. Nuk do t’ia falja vetes.
Te Ura e Bunës, aty ku takohen Drini dhe Buna, ky simbol i madh i bashkimit kombëtar, u ndala dhe piva një kafe për shpirt të Profesorit. Ndërkohë celulari im cingëronte pa pushim. Vazhdonin telefonatat e mesazhet ngushëlluese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe nga bota e jashtme (Visar Zhiti nga Çikago, ambasadori Kiçmari nga Tokio, Xhafer Shatri nga Zvicra…) dhe thirrjet e pareshtura nga gazetarë që kërkonin t’u shkoja në emision ose të bëja ndonjë prononcim për mediet e tyre.
Ditën e nesërme, më 24 prill, në Kosovë ishte ditë zie. Fola në tre televizione të Prishtinës për Profesorin dhe mora pjesë nëmbledhjen përkujtimore të mbajtur në Institutin Albanologjik, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Kurti, që mbajti një fjalëtë mirë si gjithnjë.
Desha të bëj një shkrim në formë studimi, por hoqa dorë. E lashë për më vonë. Sepse shkrime të tilla kam bërë edhe mëparë. Vendosa të merrem këtë herë jo me temat, idetë dhe e mendimet e Qosjes, por me disa “cikërrime”, sepse edhe ato janëpjesë e jetës dhe e jetëshkrimit të gjithsecilit, andaj edhe e njerëzve të mëdhenj.
Dy të mëdhenjtë e letërsisë shqipe, Kadareja dhe Qosja, patën disa përplasje gjatë jetës së tyre. Më e madhja ndodhi nëvitin 2006 kur debatuan për identitetin e shqiptarëve si komb, debat në të cilin u përfshinë edhe shumë të tjerë. Kadareja fliste me të drejtë për identitetin evropian të shqiptarëve, ndërsaQosja, pa e mohuar këtë përkatësi, shtronte nevojën e vënies nëpah edhe të elementit oriental, krahas atij perëndimor, nëkulturën dhe qytetërimin shqiptar. Njëri fliste kryesisht si shkrimtar, tjetri kryesisht si studiues, që identitetin e shqiptarëvee sheh “të përbërë”, të tillë çfarë është edhe shoqëria shqiptare. Ata që Qosen e shpallën “fundamentalist” me atë rast, do të jenëzhgënjyer e, mbase, edhe penduar, kur kanë parë se akademiku “i devotshëm” la amanet të varrosej pa ceremoni fetare, që do tëthotë pa imamë e hoxhallarë.
Nuk përjashtohet mundësia që Qosja të ishte xheloz ndaj namit ndërkombëtar të Kadaresë, ashtu sikurse Kadareja ta lakmonte ndikimin e fjalës së Qosjes te pjesa dërrmuese e inteligjencies shqiptare në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.
Por le ta shohim edhe anën tjetër të medaljes.
Kur Ismail Kadareja u largua nga Shqipëria dhe kërkoi azil politik në Francë, në tetor të vitit 1990, Rexhep Qosja i pati dhënë “Zërit të Amerikës” deklaratën e famshme, ku, ndër të tjera, thuhej: “Unë do të doja që Ismail Kadare betejën e tij mendore për Demokracinë ta kishte bërë atje, në Shqipëri, bashkë me kolegët dhe me vëllezërit e tij të tjerë. Por, Ismail Kadare ka zgjedhur rrugë tjetër. Kjo rrugë mund të mos na pëlqejë, por e ka zgjedhur intelektuali që i thonë Ismail Kadare”.
Vijmë te një moment tjetër, më i vonë. Kur u shua Kadareja, në korrik 2024, Rexhep Qosja nuk heshti e as nuk shau, por shprehu konsideratë të lartë për “rivalin” e vet dhe veprën e tij me “vlera të gjithmonshme”. Njësoj veproi edhe disa muaj më parë, kur u shënua 90-vjetori i lindjes së Kadaresë, nëjanar të këtij viti, duke treguar kështu etikë e fisnikëri konformtraditës kombëtare, por edhe kulturës së madhe humaniste, universale.
Mëma Shqipëri nuk mbajti zi për birin e saj të madh. Kryeministri u mjaftua vetëm me një fjali në instagram: “Lamtumirë, shqiptar i mirë!” Aq. Asgjë më shumë. Shqiptar i mirë mund të jetë edhe bujku që punon në arë, edhe mësuesi që i mëson nxënësit në klasë, edhe nëpunësi që e kryen punën e vet në zyrë, edhe mjeku që mjekon të sëmurët në spital dhe shumëkush tjetër. Rexhep Qosja, i lindur në Vuthaj 89 vjet mëparë dhe i ardhur në Kosovë, si shumë të tjerë, në vitet pesëdhjetë të shekullit që lamë pas (nuk munguan as ata që e quajtën “ardhacak”), nuk i takon vetëm Kosovës, por edhe Shqipërisë dhe mbarë Kombit shqiptar. Ishte dhe vazhdon të jetëShqiptar i Madh, jo pse kërkonte bashkimin e shqiptarëve në njështet (e jo “Shqipëri të Madhe”, si thuhet gabimisht), por pse ishte atdhetar i madh, intelektual i madh, dijetar i madh dhe mendimtar i madh. Dhe mbi të gjitha studiues i madh i letërsisëdhe krijues i madh i saj. Në mos tjetër, Rexhep Qosja është një nga njerëzit që e sollën në pushtet Kryeministrin e përtashëm (fjalë e preferuar e profesor Qosjes), duke i thënë se si kryetar i PS-së duhej t’i nxirrte duart nga xhepat për të luftuar PD-në dhe Berishën, gjë që Edi e ka pohuar vetë në një rast.
Dhe ja çudia! Berisha e vajtoi Qosjen më mirë se Rama. Ai kishte të drejtë të heshtte e mbase edhe të shante, sepse akademiku nga Prishtina s’ia ndau dajakun vite me radhë, por ndodhi e kundërta: Sala u shpreh me fjalë të zgjedhura për kritikun e tij të madh. Dhe ec e mos thuaj pastaj se Shqipëria është vend i paradokseve!
Rexhep Qosja nuk është një individ, por një institucion. Me ikjen e tij nga kjo botë mbyllet një epokë në letërsinë dhe kulturën shqiptare, por edhe në jetën tonë kombëtare: “Epoka Qosja”. Njeri me energji të pashtershme dhe me përkushtim të madh ndaj punës krijuese, për të mund të thuhet se krijoi një opus letrar e shkencor, pa të cilin nuk mund të mendohet kultura shqiptare e gjysmës së dytë të shekullit XX dhe e çerekut të parë të këtij shekulli.
Në vitin 2010 u botua VEPRA e Rexhep Qosjes në 29 vëllime, që është korpusi më i madh i botuar ndonjëherë në kulturën shqiptare, por kjo nuk është e tërë vepra e tij, sepse në të, përveç tre librave të parë, të fillimeve krijuese (Episode letrare, Dialogje me shkrimtarët dhe Kritika letrare), nuk është përfshirë ditari i tij Dëshmitar në kohë historike, që mbulon periudhën nga viti 1966 deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, si dhe dy-tri vepra të tjera tëbotuara më vonë. Vepra e fundit Për Lirinë, të Vërtetën dhe të Drejtën (2024) është një Ultima verba e njeriut që gjithë jetën ia kushtoi emancipimit shpirtëror të Kombit të vet, por edhe vlerave sublime të jetës njerëzore: Lirisë, të Vërtetës dhe të Drejtës.

Me veprën e tij të madhe, monumentale, ai i ngriti vetes përmendore qysh për së gjalli. “Exegi Monumentum”, thoshteHoraci te Odet e tij. E madhe si vlerë dhe si sasi, vepra e Qosjesështë një univers i tërë.
Do të mund ta mbyllja këtë fjalë të përmortshme me njëcitat.
Kur Tolstoi u sëmurë dhe ra në shtrat, Çehovi shkruante: ”Unë frikësohem nga vdekja e Tolstoit, madje akoma më shumë jam në ankth. Përse? Sepse autoriteti i tij moral na mbron nga shija e keqe në letërsi dhe nga sjellja servile në shoqëri”.
Qosja ishte autoritet moral, që do t’i mungojë mjedisit tonëkrijues dhe intelektual.
Kurdo që ndodhte diçka, për mirë a për keq, në Kosovë a në Shqipëri, dhe kudo tjetër në hapësirën shqiptare, ne prisnim ç’do të thotë Rexhep Qosja. Kështu ndër vite e dekada. Dhe fjala e tij nuk mungonte: e drejtë, e rreptë, e qartë, kritike, por edhe e urtë, vlerësuese, frymëzuese e nxitëse, sipas rastit dhe nevojës.
Po tani ç’do të bëjmë? Si do të veprojmë? Do të kërkojmë ç’ka thënë Rexhep Qosja në shkrime, në intervista, në artikuj, në studime, në drama, në romane, në tekstet polemike, në veprat letrare e shkencore... Sepse Rexhep Qosja, ai i vërteti, i dituri, mendjelarti, vizionari e i pavdekshmi, është aty, në librat e tij./ Botuar te “ExLibris” nr. 384, 2 maj 2026./