
Ka nisur protesta e opozitës e thirrur nga Partia Demokratike, ku kryetari Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së dhe është bashkuar me protestuesit, duke marshuar drejt Kryeministrisë.
Ky moment shënon edhe nisjen zyrtare të tubimit, ndërsa mbështetësit e opozitës janë drejtuar drejt sheshit para godinës së qeverisë, ku pritet të zhvillohet protesta.
Ndërkohë, forca të shumta policie janë të pranishme në terren për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe sigurinë publik./K.C/dritare.net