Na ndiqni edhe në

Bota

Trump zbulon marrëveshjen: Kina nuk do të dërgojë armë në Iran

Trump zbulon marrëveshjen: Kina nuk do të dërgojë armë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Kina ka pranuar të mos dërgojë më armë në Iran, pas një kërkese të drejtpërdrejtë që ai i ka bërë presidentit kinez Xi Jinping.

Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump tha se Kina është “shumë e kënaqur” me vendimin e tij për të hapur përfundimisht Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se ky veprim, sipas tij, është në interes jo vetëm të Kinës, por edhe të botës.

“Kjo situatë nuk do të ndodhë më kurrë. Ata kanë rënë dakord të mos dërgojnë armë në Iran,” shkroi Trump, duke theksuar se SHBA dhe Kina po bashkëpunojnë “në mënyrë të zgjuar dhe shumë mirë”.

Ai shtoi gjithashtu se “është më mirë të bashkëpunosh sesa të luftosh”, por paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara janë “shumë të afta për luftë, nëse është e nevojshme”.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh ndërkombëtare, pasi Kina ka kritikuar më herët ndërhyrjet detare të SHBA në rajon, duke i cilësuar ato si “të papërgjegjshme” dhe që mund të dëmtojnë armëpushimin. Pekini ka mohuar gjithashtu raportimet se po përgatit dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore drejt Iranit, duke i quajtur ato “tërësisht të pavërteta”./K.C/dritare.net