Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste, pas ndryshimeve të fundit të prezantuara një ditë më parë në Asamblenë e PS.

Në kuadër të riorganizimit, Rama vendosi të zëvendësojë disa drejtues në qarqe. Nga detyra u larguan Elisa Spiropali, Benet Beci, Eduard Shalsi dhe Emirjana Sako.

Në Tiranë, Spiropali u zëvendësua nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu, ndërsa në Durrës, Sakon e zëvendësoi Blendi Klosi. Në Lezhë, Ermal Nufi mori vendin e Ulsi Manja, ndërsa në Shkodër Ermal Karakçi zëvendësoi Benet Becin. Gjithashtu, Ulsi Manja u emërua drejtues politik në Dibër, duke zëvendësuar Blendi Klosin, ndërsa në Kukës detyra iu besua Erion Malaj në vend të Eduard Shalsit.

Ndërkohë, Rama konfirmoi në detyrë disa drejtues të tjerë politikë, mes tyre Bledi Çuçi në Vlorë, Niko Peleshi në Korçë, Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Ervin Demo në Berat dhe Arbjan Mazniku në Elbasan./K.C/dritare.net