Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SHBA publikon Strategjinë e Re Globale të Shëndetit: America First

SHBA publikon Strategjinë e Re Globale të Shëndetit: America

Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara publikoi sot Strategjinë Globale të Shëndetit “America First”, një dokument vizionar që synon të bëjë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë, duke shpëtuar miliona jetë në mbarë botën dhe duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve infektive drejt territorit amerikan.

Strategjia mbështetet mbi tre shtylla kryesore: Siguria, Forca dhe Mirëqenia.

Më të sigurt – SAFER

SHBA angazhohet të forcojë një sistem global survejimi për zbulimin e hershëm të shpërthimeve të sëmundjeve infektive. Në rast emergjence, do të punojë ngushtë me qeveritë lokale për të reaguar shpejt, do të vendosë burime shtesë për izolimin e shpërthimeve dhe do të marrë masa që ato të mos arrijnë në brigjet amerikane.

Më të fortë – STRONGER

Ndihma shëndetësore e huaj nuk shihet më thjesht si asistencë, por si mekanizëm strategjik bilateral. Marrëveshjet shumëvjeçare me vendet partnere do të garantojnë financimin e plotë të punonjësve shëndetësorë dhe blerjeve të mallrave jetike. Strategjia thekson kalimin gradual të përgjegjësive te qeveritë vendore, ndërtimin e sistemeve të qëndrueshme të të dhënave, përfshirjen e sektorit privat dhe organizatave fetare, si dhe bashkëfinancimin për të forcuar vetë-mjaftueshmërinë.

Më të begatë – MORE PROSPEROUS

Strategjia synon të mbrojë ekonominë amerikane dhe punëtorët nga pasojat e shpërthimeve globale, ndërsa promovon inovacionin amerikan në shëndetësi. Mallrat dhe shërbimet e kompanive amerikane do të bëhen pjesë e ndihmës së huaj, duke u eksportuar dhe shpërndarë në mbarë botën përmes marrëdhënieve bilaterale.

Një strategji për siguri dhe ndikim global

Sipas Departamentit të Shtetit, kjo strategji do të shpëtojë jetë, do të ndihmojë vendet partnere të ndërtojnë sisteme shëndetësore të qëndrueshme dhe do të garantojë që SHBA të mbetet një lidere globale në inovacionin dhe mbrojtjen shëndetësore.

“Me Strategjinë ‘America First’, jo vetëm që ndihmojmë vendet në zhvillim, por ndërtojmë edhe një Amerikë më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë,” thuhet në njoftimin zyrtar./dritare.net