Na ndiqni edhe në

Shqip

Hashim Thaçi nuk ishte komandant operativ, por pse akuzohet? Ja çfarë thotë Klosi!

Hashim Thaçi nuk ishte komandant operativ, por pse akuzohet? Ja

Profesor Fatos Klosi tha në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV se ish-presidenti dhe ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk ka komanduar drejtpërdrejt njësitë ushtarake në terren.

“Hashim Thaçi nuk ka qenë kurrë komandant operativ në terren. Ai ka pasur një rol politik dhe ka bashkëpunuar me shtetet e tjera, por nuk i ka komanduar drejtpërdrejt njësitë.”

Megjithatë, Thaçi është akuzuar për krime lufte për shkak të rolit të tij në ndërtimin e ushtrisë së organizuar të UÇK-së:

“Problemi i ka ardhur nga fakti që akuzoheshin të gjithë për krime që lidhen me luftën, duke e ngatërruar rolin e komandantëve politikë me atë të ushtarakëve në terren. Ata nuk kanë kryer krime në mënyrë direkte, por janë akuzuar për faktin që kishin ndërtuar një ushtri të organizuar.”, tha Klosi në DritareTV./K.C/dritare.net