Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shkoi të mblidhte gështenja me nënën, zhduket pa gjurmë 26-vjeçari nga Tropoja!

Shkoi të mblidhte gështenja me nënën, zhduket pa gjurmë

Policia e Tropojës ka nisur kërkimet për gjetjen e një 26-vjeçari, që u denoncua nga nëna e tij si i humbur në rrethana e motive ende të paqarta.

Burime zyrtare thanë se bashkë me autoritetet e Kosovës, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, po kontrollohet i gjithë territori ku ka humbur i riu, në vendin e quajtur “Kamenicë”. Denoncimi është bërë ditën e sotme (21 tetor), teksa kërkimet po kryhen edhe me dron nga ajri.

Njoftimi i Policisë:

“Sot, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit F. T., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, se dje, 26-vjeçari, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur gështenja bashkë me nënën e tij, në vendin e quajtur “Kamenicë”, është larguar dhe ka humbur kontaktet me të”.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, ekipin e kërkim-shpëtimit dhe banorët e zonës, po vijojnë kontrollet intensive në zonë, nga toka dhe me dron, për gjetjen e tij./dritare.net