SPAK merr në pyetje ish-presidentin Ilir Meta për 21 janarin
E Mërkurë 17 Dhjetor 2025, 13:01
Dritare.net

Ish-presidenti Ilir Meta pritet të lërë nesër qelinë për pak orë dhe të shoqërohet me forca policie drejt Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit.
Mësohet se kreu i Partisë së Lirisë do të paraqitet në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ish-presidenti Meta kishte kërkuar vetë të jepte deklarime për këtë dosje që po hetohet nga prokurori Alfred Shehu, me argumentin se ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupin hetimor./L.F-dritare.net