
Banorët largohen nën rrezikun e zjarrit, momentet e evakuimit nga fshatrat e Gramshit!
E Martë 12 Gusht 2025, 16:04
Dritare.net
Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe rrezikut të dy fronteve aktive të zjarrit, Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në disa fshatra të Gramshit.
Fshatrat e prekur janë: Kullollas, Bletëz, Menkollarë, Ërmenj, Harunas, Zenelas dhe Skënderbegas. Autoritetet po punojnë në terren për të siguruar largimin e sigurt të banorëve, ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë largimin e tyre mes tymit dhe flakëve që afrohen me shpejtësi.
Ndërhyrja e shpejtë dhe bashkëpunimi i qytetarëve me ekipet e emergjencave civile mbeten vendimtare për shmangien e humbjeve të mëdha./K.C/dritare.net

















